Flash News

E-TJERA

Zëdhënësi i fushatës së Belerit: S’ka kushte flagrance, akuzë e montuar nga ish-vartësja e Ramës

Zëdhënësi i fushatës së Belerit: S’ka kushte

Skerdjan Dhuli, zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, ka folur lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës.

Dhuli tha në Euronews Albania se akuza është montuar nga prokurorja, ish-vartëse e Ramës. Sipas Dhulit, nuk ka kushte flagrance në një kohë kur Beleri ka qenë në restorantin e tij duke konsumuar ushqim.

“Akuza është e montuar kryekëput nga A në Zh. Prokurorja e cila ka montuar akuzën është ish-vartësja e Edi Ramës, drejtoresha e Kadastrës së Kavajës. Sot është prokurore e çështjes ndaj zotit Belerit. Prokurorja ka mburojën politike dhe institucionale të vëllai të saj i cili është kryetar i Gjykatës së Vlorës. Se nuk janë kaq të thjeshta gjërat. Akuza ndaj Fredi Belerit, nuk ka asnjë provë. Si mund të thuash që është arrestuar në flagrancë një njeri që ishte duke ngrënë sufllaqe në restorantin e tij. Nuk ka kushte për flagrancë këtu”, tha Dhuli.

Të fundit