Flash News

E-TJERA

Zëdhënësi i Metës: Fokusi të jenë zgjedhjet, jo problemet e brendshme të partive

Zëdhënësi i Metës: Fokusi të jenë zgjedhjet, jo
Tedi Blushi

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi kërkon që të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund. Ai thotë se transparenca dhe respekti për votën e qytetarëve janë vendimtare për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai nënvizon se, aktualisht kjo është çështje e interesit kombëtar dhe jo problemet e brendshme të partive.

"Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor. Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia", shkruan ndër të tjera Blushi.

Të fundit