Flash News

E-TJERA

Zëdhënësja e Berishës njofton projektin e ri ku do angazhohet gjatë fushatës elektorale

Zëdhënësja e Berishës njofton projektin e ri ku do

Erla Mëhillibën me dije se pas disa vitesh eksperienc pune si zëdhënëse e ish-kryeministri Sali Berisha, ka vendosur të angazhohet në një projekt të ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mëhilli njofton se ditët në vijim do të përfshihet në një format analize politike që përkon me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prilit.

Ajo shkruan se kjo është për të, jo vetëm për t'i dhënë zë asaj çka mendon, por edhe gjithkujt që ndan të njëjtat shqetësime me të.

"Te dashur miq! Pas kaq vitesh eksperience politike dhe profesionale gjate punes me zotin Berisha, kam vendosur te angazhohem ne nje projekt te ri profesional. Ne ditet ne vijim do kem kenaqesine te perfshihem fillimisht ne nje format analize politike qe perkon edhe me nisjen e fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperience e re uroj te jete nje kontribut modest i imi ne debatin dhe informimin publik.
E di qe ka shume zera qe e bejne kete cdo dite, mire, shume mire, pelqyeshem a me pak. Per mua eshte nje mundesi per t’i dhene ze jo vetem asaj cka mendoj, por edhe gjithkujt me te cilin ndajme te njejtat shqetesime. Dhe kjo vjen ne funksion te nje projekti te ri, gjithnje ne komunikim me publikun!" shkruan Mëhilli.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth këtij prjekti që do nisë zëdhënësja e ish-kryeministrt Sali Berisha.

Të fundit