Flash News

E-TJERA

Negociatat me BE-në, Zef Mazi: Procesi i integrimit të Shqipërisë mund të përmbyllet më 2027-2028

Negociatat me BE-në, Zef Mazi: Procesi i integrimit të

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi deklaron se procesi i integrimit të vendit tonë mund të përmbyllet në vitet 2017-2018.

I ftuar në në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, Mazi shton se duhen hapur shumë kapituj për anëtarësim dhe secili kapitull kërkon konsensusin e çdo vendi të unionit europian.

"Qëndron i palëkundur vizioni i BE-së për zgjerim. Jemi afruar gjithmonë e më shumë me BE-në. Raporti i fundit për Shqipërinë është më pozitivi ndonjëherë. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara pozitivë për integrimin e vendit.

Janë 34 kapituj për t’u hapur dhe duan vite, e ata çdo kapitull do konsensusin e shteteve pjesëtarë në union. Disa kapituj do të ecin shumë shpejt. Nëse procesi mbështetet nga politika, OJQ, shoqëria civile, akademikët dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, unë besoj se nuk do ta kapërcej vitin 2027 – 2018 deri në integrimin në BE", tha Mazi. 

Të fundit