Flash News

E-TJERA

Zelensky do t’i drejtohet Parlamentit të Shqipërisë me një video-mesazh

Zelensky do t’i drejtohet Parlamentit të Shqipërisë me

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërinë me anë të një video-mesazhi.

Mesazhi i Zelensky-t do të vijë në seancën e ditës së martë, më 3 maj. Kujtojmë se deri më tani presidenti Zelensky i është drejtuar disa Parlamenteve në të gjithë botën, ku ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e dhënë për Ukrainën dhe ka kërkuar më shuëm mbështetje.

Këtë mesazh ai pritet ta përcjellë edhe në Parlamentin Shqiptar. Kujtojmë që pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e 64-t.

Disa javë më pare,  kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me Zelensky-n. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky shkruajti në atë kohë se me Ramën biseduan për luftën kundër pushtuesit rus.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbashkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, shkruajti Zelensky.

 

 

 

Të fundit