Flash News

E-TJERA

Zërat për takimin Rama-Basha në Rinas, reagon PD: Gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave!

Zërat për takimin Rama-Basha në Rinas, reagon PD:

Në media qarkulluan zëra për një takim të mundshëm sot në Rinas mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, pas takimeve me komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Pas aludimeve, ka reaguar Partia Demokratike ku e mohon një takim të tillë.

Në një reagim të shpërndarë për mediat, PD deklaron se nuk ka pasur asnjë takim dhe se kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e vendit.

“Nuk ka pasur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, deklaron PD.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama edhe gjatë fushatës zgjedhore, por dhe pas rezultatit të zgjedhjeve, i ka bërë ftesë Bashës për të bashkëpunuar.

Të fundit