Flash News

E-TJERA

Zëri i Amerikës publikon pamjet: Si u sulmua godina e Partisë Socialiste në Shkodër

Zëri i Amerikës publikon pamjet: Si u sulmua godina e Partisë
Pamje nga protesta e djeshme (12 dhjetor 2020) në Shkodër; protestuesit tentojnë t'i vënë flakën selisë së PS

Zëri i Amerikës ka publikuar videon e djegies së selisë së Partisë Sociliste në Shkodër gjatë një marshimi proteste për vrasjen në Tiranë të 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës i policisë.

“Protesta u përshkallëzua në momentet e fundit me sulmin ndaj selisë vendore të Partisë Socialiste.

Një grup i protestuesve fillimisht qëlloi me mjete të forta, duke thyer xhamat e dritareve dhe të derës. Kur mendohej se protesta po përfundonte dhe marshimi i protestuesve i ishte drejtuar qendrës së qytetit, grupi i protestuesve kryesisht adoleshent, u rikthyen te selia e Partisë Socialiste duke u futur në mjediset e brendshme dhe tentuar t’i djegin ato.

Ato nxorën jashtë ndërtesës gjithçka që gjetën në brendësi dhe iu vunë flakën në prani të një numri të madh protestuesish që thërrisnin kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama”, thuhet ndër të tjera në kronikën e VOA-së.

Të fundit