Flash News

E-TJERA

Zetori bie në kanal, humb jetën 43-vjeçari në Fier

Zetori bie në kanal, humb jetën 43-vjeçari në Fier

Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë mëngjesin e sotëm. 43-vjeçari me iniciale E. M., ka humbur jetën, pasi zetori me të cilin po punonte tokat ka rënë në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Boçovë të Fierit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit