Flash News

E-TJERA

Zetori del nga rruga, humb jetën 56-vjeçari në Mirditë

Zetori del nga rruga, humb jetën 56-vjeçari në Mirditë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gëziq, Mirditë. Policia bën me dije se viktima ka inicialet R.Gj., dhe është 56-vjeç.

Ky i fundit ka qenë duke drejtuar mjetin bujqësor zetor, ku ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit