Flash News

Kosova

Zetori godet për vdekje një burrë në Kosovë

Zetori godet për vdekje një burrë në  Kosovë

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një zetor, në Rahovec në Kosovë. 

Sipas raportimve drejtuesi i zetorit ka qenë duke ecur mbrapa dhe nga pakujdesia ka shtypur viktimën. 

“Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të fundit