Flash News

E-TJERA

Zetori rrëshqet dhe bie në kanal, humb jetën drejtuesi 55-vjeçar dhe plagoset e bija 10-vjeçare

Zetori rrëshqet dhe bie në kanal, humb jetën drejtuesi
foto ilustruese

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Fier, ku një person ka humbur jetën. Sipas burimeve të policisë, është bërë me dije se rreth orës 15:40, shtetasi B.H, 54-vjeç, teksa ishte duke drejtuar zetorin në tokat bujqësore, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Në këtë aksident ka ndërruar jetë drejtuesi i zetorit dhe ka mbetur e plagosur vajza e tij 10-vjeçare e cila është duke marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit