Flash News

E-TJERA

Zëvëndësuan Finon dhe Doshin, betohen në Kuvend dy deputetet e reja

Zëvëndësuan Finon dhe Doshin, betohen në Kuvend dy deputetet

Në seancën e sotme, në Kuvend janë betuar dy deputetet e reja. Bëhet fjalë për Gentiana Cakranin, e cila ka zëvëndësuar ish-deputetin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë nga Covid-19.

Gjithashtu është betuar edhe Jetmira Rraboshta, e cila mori mandatin e Tom Doshit në Shkodër. Ky i fundit dha dorëheqjen një ditë pas zgjedhjeve të 25-prillit.

Të dyja deputetet e reja do të qëndrojnë deri në muajin shtator, kur do të bëhet edhe konstituimi i Parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit