Flash News

E-TJERA

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Metës, avokati: Do ta çojmë çështjen deri në Gjykatën Europiane!

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Metës, avokati: Do ta

SPAK zgjat me 6 muaj afatin për hetimet ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prononcim për mediat, avokati i presidentit të PL, Kujtim Cakrani, tha jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, se kjo është hera e dytë që SPAK zgjat hetimet për Metën.

Avokati tha se SPAK dha si shpjegim pamjaftueshmërinë e provave.

“Thotë ne po presim prova , një akt ekspertimi të ish-vjehrrës së Metës, se çlidhje ka zoti Meta”, u shpreh avokati.

Ai u shpreh i revoltuar nga zvarritja e hetimeve, ndërsa paralajmëroi se PL do ta çojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Jetojmë në një autokraci elektorale! Do ta çojmë çështjen deri në Gjykatën Europiane”, tha Cakrani.

Avokati i presidentit të PL, Kujtim Cakrani: Ka mbi 7 muaj në paraburgim..dhe prokuroria çdo dy muaj duhet t’i kërkojë gjykatës pra të bëjë verifikimin e masës së sigurimit dhe prokuroria nuk e ka bërë këtë.

Ne nuk e kemi bërë kërkesën dhe ne këto do ti pasqyrojmë më vonë në Gjykatën e Strasburgut.

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur afatet për hetimet për 6 muaj. Është hera e dytë që bëjnë.

Thotë ne po presim prova , një akt ekspertimi të ish vjehrrës së Metës se çlidhje ka zoti Meta

Javën që vjen do dorëzojmë kërkesën  te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit, dhe nëse nuk marrim përgjigje do i drejtohemi Strasburgut.

Të fundit