Flash News

E-TJERA

Zgjatja e afateve të vettingut, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese sqaron pse nuk është e nevojshme

Zgjatja e afateve të vettingut, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi ka sqaruar pse nuk është e nevojshme që të ndryshohet Kushtetuta për zgjatjen e afateve të institucioneve të vetingut.

Muçi thotë në A2 CNN se Kushtetuta e ka parashikuar mundësinë e kësaj situate ku ndodhet sot vetingu në Shqipëri.

Parashikohej që në përfundim të afateve të institucioneve të vetingut, të mos kishte përfunduar procesi për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Për pjesën e mbetur të tyre, ky proces do të vijohej nga KLP-ja për prokurorët dhe KLGJ-ja për gjyqtarët. Ndërkohë, funksioni i komisionerit publik do t’i kalonte drejtuesit të SPAK-ut”, tha Muçi.

Sot, që vetingu nuk ka përfunduar, nuk ka asnjë boshllëk për ta vazhduar këtë proces. Për këtë arsye, unë mendoj që nuk është e nevojshme që të ndryshohet Kushtetuta për zgjatjen e afateve të dy institucioneve: KPK-së dhe komisionerit publik”, theksoi ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Të fundit