Flash News

E-TJERA

Zgjatja e afateve të vettingut/ PS do t’i drejtohet ‘Venecias’, Silva Caka zgjidhet eksperte, PD bojkoton mbledhjen

Zgjatja e afateve të vettingut/ PS do t’i drejtohet

Këshilli i Legjislacionit ka Zhvilluar sot mbledhjen për zgjatjen e afateve për organet e vetting-ut, mbledhje të cilën opozita vendosi ta bojkotojë.

Deputetët e maxhorancës, me përjashtim të Fatmir Xhafajt, votuan që t’i drejtohen Komisionit të Venecias lidhur me propozimin e tyre për shtyrjen e afateve të vetting-ut.

Xhafaj vendosi të abstenojë duke i qëndruar besnik mendimin të tij se propozimi i ardhur mahxo0ranca do t’i çojë drejt një analize intensive që do të kërkojë shumë kohë.

“Vijoj t’i përkas bindjes se i gjithë ky proces që kemi ndërtuar përmes këtij kalendari intensiv duhet të na cojë në një analizë të plotë shteruese të procesit të vettingut në këta 5 vjet, si domosdoshmëri nga njëra anë për të argumentuar drejtësinë e procesit në tërësi dhe nismës për zgjatjen e afatit në veçantë. Dhe për të ndihmuar debatin lidhur me akuzat që i bëhen projektit dhe procesit në tërësi nga kundërshtarët e tij. Besoj fort, se nëse arrijmë të krijojmë një kuadër të plotë të ecurisë së procesit do mund të shkojmë edhe në zgjidhjen e duhur në përfundim të vendimmarrjes kushtetuese,” u shpreh Xhafaj.

Teksa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhje, të pranishmit vendosën të caktojnë ish-deputeten e LSI-së Silva Caka si eksperte. Propozimi erdhi nga deputetja e LSI-së Erisa Xhixho dhe u votua unanimisht nga deputetët e maxhorancës.

Nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u shpreh se të pranishëm në mbledhje për të dhënë opinionin dhe përkrahjen e tyre, ishin edhe ekspertë nga BE-ja dhe SHBA-ja.

 

Të fundit