Flash News

E-TJERA

Zgjatja e mandateve të vetting-ut, ONM: Iniciativë e rëndësishme, do monitorojmë procesin

Zgjatja e mandateve të vetting-ut, ONM: Iniciativë e
Në foto/ Maciej Popowski

Përfaqësuesi i ONM-së Maciej Popovski, në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, deklaroi se zgjatja e mandateve të vetting-ut është një iniciativë e rëndësishme.

Popovski gjykoi se puna e realizuar deri tani, nuk duhet të ndërpritet por do të vijojë edhe nën monitorimin e ONM-së. Përfaqësuesi shtoi se muajt në vazhdim janë të mjaftueshëm për të petfunduar çështjet dhe për t’i mbyllur më pas këto institucione.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar. Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht. Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione,” u shpreh ai.

Të fundit