Flash News

E-TJERA

Zgjatja e mandatit të Gjinushit, Fuga: U shkel ligji. A po shkojmë në Tirani?

Zgjatja e mandatit të Gjinushit, Fuga: U shkel ligji. A po shkojmë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar, pasi Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për zgjatjen e mandatit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Me anë të një shkrimi në facebook, Fuga shprehet se projektligji shkel 15 ligje në fuqi, duke mos përjashtuar edhe Kushtetutën e vendit.

Gjithashtu akademiku thekson se ky vendim  vë në dyshim vullnetin e këtij komisioni për të zbatuar ligjet.

Postimi i plotë:

Sot komisioni i ligjeve i Kuvendit të Shqipërisë, pa marrë asnjë ekspertizë, pa thirrur asnjë palë të interesuar, miratoi projektligjin e Petro Koçit për zgjatjen e mandatit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Unë njoftoj publikisht zonjën Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit, kryetaren e komisionit të ligjeve, kryeministrin Rama, deputetët, se unë vërtetoj se ai projektligj shkel me dy këmbët 15 ligje në fuqi, shkel katër platforme ligjore, duke përfshirë edhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Unë si qytetar vullnetarisht vihem në dispozicion të Kuvendit të Shqipërisë për ta vërtetuar këtë gjë!

Nuk është më çështje kryetarit të Akademisë së Shkencave, kjo është një vogëlsirë, por çështja është a ka aftësi dhe vullnet komisioni i ligjeve të respektojë ligjet!

Pyetja që po shtrohet është : A jemi më një shoqëri që vepron në bazë të ligjeve? Situata që shoh është e frikshme!

Kalimthi, para se të bëj të njohur se ku shkelen rëndë ligjet, kujtoj :

Ka shoqëri ku ligji bëhet me vullnet të përgjithshëm dhe quhet demokraci.

Ka shoqëri që ligjin e bëjnë pak veta, kundër popullit, por e zbatojnë. Kjo quhet diktaturë.

Ka shoqëri ku ligjin e bëjnë pakicat, por as ligjin që bëjnë vetë nuk e zbatojnë. Kjo quhet tirani.

A po shkojmë në Tirani?

Të fundit