Flash News

E-TJERA

Zgjatja e mandatit të vetting-ut/ Opozita braktis mbledhjen, Xhafaj kundërshton nismën e PS

Zgjatja e mandatit të vetting-ut/ Opozita braktis mbledhjen, Xhafaj

Opozita vendosi të largohet nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë ku pritej të diskutohej propozimi i maxhorancës për zgjatjen e afateve të organeve të vetting-ut.

Ka qenë kreu i grupit Parlamentar Alfred Rushaj, ai i cili kërkoi i pari të shtyhej mbledhja. Rushaj kërkoi që mbledhja të zhvillohej më 3 nëntor për të diskutuar plotësisht të dyja propozimet, edhe të PS-së edhe të PD-së.

“Më datë 15 tetor është depozituar një nismë nga PS për ndryshimin e Kushtetutës .Më datë 20 është depozituar gjithashtu nga ne projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 8417, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar. Të dyja këto nisma, flasim për shtesa dhe ndryshime në të njëjtin ligj, që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Të dyja këto nisma janë lajmëruar njësoj, në të njëjtën seancë, më datë 25.10.2021 nga ju përpara të gjithë deputetëve të Republikës së Shqipërisë. Ajo çfarë ne propozojmë është, të shtyhet kjo mbledhje dhe duke prezumuar i njëjti standard, për njoftimin e nismës në këtë mbledhje të përbashkët, do të ruhet edhe për propozimin e pakicës, pra të opozitës, të bëhet kjo mbledhje e përbashkët më datë 3 nentor, ku të caktohen relatorët e të dyja palëve për të dy nismat dhe kështu të vijojë në mënyrë të harmonizuar shqyrtimi nëpër komisione,” tha Rushaj.

Nga ana tjetër deputetja e maxhorancës Klotilda Bushka tha se nisma e PD-së ka të bëjë m shumë me çështje të brendshme që kërkojnë shumë kohë.

E vetmja që qëndroi në sallën e mbledhjes, veç deputetëve të maxhorancës, është edhe deputetja e LSI-së Erisa Xhixho.

Deputeti Fatmir Xhafaj ka kërkuar një analizë më të gjerë të situatës para se kalohet te ndryshimet kushtetuese, teksa shprehu edhe pakenaqësi për punën që ka bërë KPK-ja dhe ONM-ja. Xhafaj nënvizoi se nuk është e nevojshme prania e delegacionit të BE-së dhe OSBE/ODIHR.

“Personalisht jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së dhe ONM-së. Cilat janë garancitë për të pasur një ritëm më të mirë? Që mos vijmë pas dy vjetësh e të themi a e shtyjmë edhe një vit tjetër. Unë bëj pjesë në ata që mendoj që Komisioni i Posaçëm ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Por disa çështje që janë ngritur nga shoqëria civile që kanë të bëjnë me integritetin, meritojnë vëmendje. Së pari, seanca dëgjimore me KPK duhej të ishte shtyrë. Nuk e kuptoj çfarë nguti kemi ne t’iu japim kohë ta bëjnë këtë diskutim. Mendoj që mund të shihet e nevojshme. Është planifikuar një tryezë diskutimi me partnerët kombëtar. Shikoj delegacionin e BE, zyrën e OSBE që se kuptoj ç’duhet këtu,” tha Xhafaj.

Të fundit