Flash News

E-TJERA

Zgjedhja e presidentit, Fuga: Grupi i Alibeajt jo përfaqësues i PD-së

Zgjedhja e presidentit, Fuga: Grupi i Alibeajt jo përfaqësues i

Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar situatën e krijuar në PD lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

I ftuar në A2 CNN, Fuga vë theksin se Grupi i Alibeajt nuk ka tagër të përfaqësojë PD.

Grupi i Alibeajt nuk ka tagër të përfaqësojë PD, sepse pjesa tjetër mirë a keq, ka ndërtuar një procedurë rindërtimi të partisë, e njohur nga gjykata edhe pse në mënyrë jo  definitive”, thotë ai, por që shton kritika edhe ndaj qasjes së Komisionit të Rithemelimit , të kryesuar nga Sali Berisha.  

“Unë jam kritik i Rithemelimit ndaj kësaj çështje, kur ata thonë se nuk bëhen palë e procesit. Kjo do të thotë mos të bësh opozitë. Ata mund të gjejnë kandidaturat dhe etikën e tyre, nuk i pengon njeri, por fakti që tërhiqen, nuk jam dakord.

Unë mendoj se kjo ndodh ndoshta sepse ata nuk janë të sigurt se kane 20 deputetët për propozimin, ose duan të lajnë duart nga një president që me shumë mundësi do të jetë nën kontrollin e kryeministrit dhe nuk duan që t’i thuhet më vonë që ishin dakord”, thotë Fuga.

 

 

 

Të fundit