Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet 2025, Begaj nis nesër konsultimet me partitë politike

Zgjedhjet 2025, Begaj nis nesër konsultimet me partitë politike

Ditën e nesërme presidenti i vendit, Bajram Begaj do të nisë konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Mësohet se nesër, kreu i vendit prer në takim kryetarët e PR, PBDNJ, PDIU dhe LZHK, kurse të enjten do të presë përfaqësues nga PL. 

Sakaq, konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD Presidenti do t’i zhvilloje më 25 nëntor. 

Më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielat e para të majit, 4 ose 11 maj. Gjithsesi këto janë thjesht supozime, pasi përcaktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit të Republikës, i cili pas konsultimeve me aktorët kryesorë politikë në vend, dekreton edhe datën e zgjedhjeve.

 

 

Të fundit