Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Ambasada Amerikane: Nesër do jemi në mbarë Shqipërinë derisa të kryhet puna

Zgjedhjet/ Ambasada Amerikane: Nesër do jemi në mbarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka reaguar dhe njëherë pak orë para zgjedhjeve duke deklaruar se nesër do të jetë në mbarë Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada njofton se përfaqësues të saj do të jenë në të gjitha qendrat e votimit dhe të numërimit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer”, njofton Ambasada Amerikane.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00