Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet, ambasadori i OSBE-së: Kriminelët kanë shumë gjëra, por frikësohen nga diçka

Zgjedhjet, ambasadori i OSBE-së: Kriminelët kanë shumë
Foto gjatë aktivitetit

Kur na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, ka nisur trajnimi i punonjësve të policisë që do të angazhohen në mbarëvajtjen e këtij procesi.

I pranishëm në çeljen e trajnimit ishte dhe kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, i cili dha disa mesazhe lidhur me procesin zgjedhor.

Ai deklaroi se OSBE do të mbështesë institucionet shqiptarë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë me standarde ndërkombëtare.

Vincenzo Del Monaco u shpreh se vërtet kriminalët zotërojnë shumë gjëra, por ata kanë frikë nga e vërteta.

“Kriminelet zotërojnë shumë gjëra, ata kanë armë, para dhe mund të shtiren si të fuqishëm, por ajo që i frikëson më shumë është e vërteta. Patjetër që e vërteta është diçka tjetër që ne e përkthejmë me rregullat në demokraci”, shtoi ai.

Të fundit