Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet, Bindja Demokratike prezanton koordinatorin politik në qarkun e Elbasanit

Zgjedhjet, Bindja Demokratike prezanton koordinatorin politik në qarkun e
Erjon Murataj

Bindja Demokratike ka prezantuar koordinatorin politik për qarkun e Elbasanit. Erjon Murataj është i zgjedhuri i BD për të drejtuar fushatën në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Lajmin e bëri me dije, drejtuesi i kësaj force politike Astrit Patozi, i cili theksoi se Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.

Me profesion jurist, Murataj është nip i dy emrave të njohur për Elbasanin. Sipas Patozit, ai është nip i regjisorit të teatrit "Skampa", Llambi Burgjia dhe gjeneralit Myqerem Muratajt.

Të fundit