Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

Zgjedhjet/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit në pesë bashkitë ku po mbahen zgjedhjet e pjesshme po zhvillohet në mënyrë normale dhe pa incidente.

Sipas tij, deri në orën 13:00 pjesëmarrja e përgjithshme në votime është 13%, me nivelin më të lartë të regjistruar në Mat dhe më të ulëtin në Vlorë, ku deri në këtë orë kanë votuar vetëm 8.51% e zgjedhësve.

Celibashi bëri të ditur se grupmosha 55–64 vjeç ka treguar pjesëmarrjen më të madhe në votime, ndërsa më të pakëtit në kutitë e votimit janë të rinjtë 18–22 vjeç.

Celibashi: Procesi po shkon normalisht dhe i qetë, pas shqetësime serioze. Nuk kemi evidentuar prpbelm që të ketë penguar procesin e votimit. Pjesëmarrja në votime, deri në orën 13:00 është 13% pjesëmarrja. Më e larta është në Mat, ndërsa me ulëta në Vlorë me 8.51%.

Pjesëmarrja më e madhe për të pesta bashkitë, i përket 55-64 vjeç. Pjesëmarrje më të ulët, e ka grupmosha 18-22 vjeç. Kjo është panorama e zhvillimit të deritanishëm.

Nuk kemi raportime për prani të personave të paautorizuar pranë ambienteve të Qendrave të votimit. Ishte një diskutim për një lokal në Mat pranë QV por janë bare që nuk janë zyra të partive politike, e kemi sqaruar ketë situatë me përfaqësuesit.

Të fundit