E-TJERA

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ dërgon tre propozime në Kuvend: Qeveria të zgjasë afatin e ID të skaduara

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ dërgon tre propozime në Kuvend: Qeveria

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me tre propozime Kuvendit, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pagesa 100% e kostos së zarfave, rishikimi i afateve të regjistrimit për të përfituar 10 ditë më shumë për të përgatitur fletën e votimit për diasporën dhe përfshirjen e partive politike në numërimin e votave të diasporës, ishin tre propozimet e KQZ për Kuvendin.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, tha se janë 209 mijë votues pa dokument ID të vlefshëm dhe kërkoi që qeveria të zgjasë afatin e dokumenteve të skaduara.

Celibashi foli edhe për problematikat që votuesit jashtë Shqipërisë po hasin gjatë votimit. Problemet më të shpeshta, sipas Celibashit, i kanë shqiptarët e Italisë.

90% e emigrantëve nga Italia janë refuzuar dhe Celibashi shpjegoi se kjo ka ndodhur pasi emigrantët gabojnë më shumë tek dokumenti i adresës. Tek dokumenti i fotografuar tregohet versioni i gabuar dhe ai i saktë. Dokumenti që ngarkojnë duhet të ketë adresën që deklarojnë me të. Dhe të kenë edhe emrin e zgjedhësit.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ dërgon tre propozime në Kuvend: Qeveria

Të fundit