Flash News

E-TJERA

KQZ miraton fondin vjetor për partitë politike, si ndahet ‘torta’ 345 milionë lekëshe

KQZ miraton fondin vjetor për partitë politike, si ndahet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi fondin prej 345 milionë lekësh që do të përfitojnë partitë politike.

Sipas tabelës, nga 345 milionë e 600 mijë lekë në total, pjesa më e madhe e shumës shkon për Partinë Socialiste me 151.494.783 lekë.

Pas PS-së, vlerën më të madhe të fondit, e merr partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike, 106.661.181 lekë.

Pjesa tjetër ndahet mes Partisë së Lirisë, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Dinjitet, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Republikane, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partisë Lëvizja e Legalitetit, Partisë Social Demokrate dhe Nismës Thurje. 

KQZ miraton fondin vjetor për partitë politike, si ndahet

 

 

Të fundit