Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Begaj takim me drejtues institucionesh dhe diplomatë: Proces i drejtë e i paanshëm

Zgjedhjet/ Begaj takim me drejtues institucionesh dhe diplomatë: Proces i

Presidenti Bajram Begaj ka vendosur që të thërrasë në një tryezë të gjithë drejtuesit e institucioneve që janë të përfshirë në organizimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ftesa i është dërguar KQZ, kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, anëtarëve rregullatorë dhe KAS. Gjithashtu presidenti ka ftuar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku si edhe shefen e misionit të ODIHR, Audrey Glover.

Proces zgjedhor i drejtë e i paanshëm, i bazuar në kushtetutë e ligj, detyrim thelbësor ndaj vendit” është ky mesazhi që Presidenti i Republikës Bajram Begaj dha në një deklaratë për mediat, një ditë para celjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit. E kam shumë të rëndësishëm këtë takim me ju sot, pasi sigurimi I standardeve zgjedhore, jep garanci për një pushtet I cili përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Një process I drejtë I paanshëm, është detyrim thelbësor ndaj vendit.”, u shpreh Begaj.

Glover do të jetë sërish vëzhguesja ndërkombëtare e procesit zgjedhor. Të pranishëm do të jenë edhe diplomatë, që shpeshherë bëjnë mesazhe drejtuar politikës për një proces që duhet të përmbushë standartet edhe pritshmëritë e qytetarëve.

Të fundit