Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 14 majit, Çela ‘ultimatum’ prokurorëve: Trajtoni me prioritet krimet zgjedhore

Zgjedhjet e 14 majit, Çela ‘ultimatum’ prokurorëve:

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve të trajtojnë me përgjegjësi të gjitha veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik.

Çela ka kërkuar që krimet zgjedhore, në prag të zgjedhjeve të 14 majit, të jenë prioritet për prokrurorët dhe gjyqtarët, teksa ka shtruar edhe nevojën për ashpërsimin e masave kundrejt personave që i kryejnë ato vepra.

“Nga ana tjetër, drejtuesit e prokurorive dhe prokurorët duhet të vlerësojnë dhe trajtojnë me prioritet dhe në afate optimale, çdo referim dhe/ose kallëzim për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve ose të çdo vepre tjetër penale që dëmton procesin zgjedhor, për kryerjen e hetimeve proaktive, dhe/ose përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit sipas ligjit, si dhe rritjen e intensitetit të hetimeve për këto grupvepra penale. Sipas qarkores, prokurorët në kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal dhe për caktimin e masave të dënimit për këto grupvepra penale, duhet të bëjnë kujdes dhe vlerësojnë ashpërsimin e kërkimeve, si për llojin e masave të sigurimit personal, ashtu dhe për llojin dhe masat e dënimit për veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë më të përhapura dhe me tendencë në rritje në shkallë vendi, apo në njësitë administrative në kompetencë tokësore të rrethit gjyqësor të gjykatës pranë të cilës ushtron funksionet ajo prokurori”, ka thënë Çela.

Të fundit