Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ miraton skemën, sa do të paguhen komisionerët dhe numëruesit

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ miraton skemën, sa do të paguhen

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka miratuar skemën e shpërblimit për komisionerët dhe numëruesit që do të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pagesa e tyre varion në bazë të qëndrave të votimit që do të kenë në jurdiksion për komisionerët, ndërsa anëtarët e grupeve të numërimit shpërblehen me 6000 lekë.

Njoftimi i KQZ:

a) Kryetari dhe zëvendëskryetari i Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve shpërblehet:

i) Në vlerën 65.000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi.

ii) Në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.

iii) Në vlerën 120.000 (njëqind e njëzet mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.

b) Sekretari i KZAZ-së, nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve:

i) Në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi.

ii) Në vlerën 95.000 (nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë mijë) qendra votimi.

iii) Në vlerën 118.000 (njëqindetetëmbëdhjetëmijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.

c) Anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

ç) Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën 4.000 lekë.

d) Anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën 3.500 (tridhjetë e pesë mijë) lekë.

dh) Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 6.000 (gjashtë mijë) lekë.

 

Të fundit