Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ shqyrton kërkesat e partive të mëdha për regjistrim

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ shqyrton kërkesat e partive të mëdha

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mblidhet sot për të shyqrtuar dhe regjistruar partitë e mëdha politike të vendit në zgjedhjet vendore të 14 majit. Seanca publike nis në orën 10:00.

Në rendin e ditës, është edhe shyqritmi dhe regjistrimi i Partisë Demorkatike, në një kohë kur kërkesë për regjistrim kanë depozituar edhe Berisha edhe Enkelejd Alibeaj. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi të rikthejë në Shkallën e Parë çështjen e vulës dhe logos së PD-së, pritet që KQZ të dalë sot me një vendim.

Apeli vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu zyrtarisht si legjitim statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, mbledhur nga kreu aktual i PD-së, Sali Berisha.

Rendi i ditës:

1. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

2. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

3. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

4. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

5. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja Bashkë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

6. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

7. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

8. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79, datë 1.3.2023, të Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, “Për akreditimin e vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.

 

Të fundit