Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 14 majit, sot afati i fundit në KQZ, partitë e regjistruara deri tani

Zgjedhjet e 14 majit, sot afati i fundit në KQZ, partitë e

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi sot afatin e fundit për të regjistruar partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha pritet të regjistrohet sot në KQZ, pasi dorëzoi mbrëmë dokumentacionin dhe shkresën e nevojshme.

Berisha deklaroi dje pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë se do të hyjë në zgjedhje si një koalicion. Ishte Paloka që sqaroi se si do të veprohet me regjistrimin.

“Janë disa parti me të cilat kemi marrëveshje. Janë teknikalitete që do të zgjidhen dhe nga kryesia PL, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe parti të tjera. Emri i koalicionit nuk është vendosur ende. Nesër regjistrojmë koalicionin në KQZ”, tha Paloka.

As Enkelejd Alibeaj nuk ka depozituar ende një kërkesë në KQZ, ndërsa të premten Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë Kuvendin e 11 Dhjetorit duke ia lënë vulën dhe siglën Alibeajt.

Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë u regjistruan pak ditë më parë në KQZ. Partia e Lirisë mbetet një alternativë me të cilën Berisha mund të garojë më 14 maj, pasi ka disa marrëveshje që do të funskionojnë për kandidatët për kryetarë bashkie.

Partitë e regjistruara në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Lëvizja e Re (LRE)

Fryma e Re Demokratike (FRD)

Partia Kristian Demokrate (PKDSH)

Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)

Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)

Partia Bashkimi Demokrat (PBD)

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)

Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)

 

Të fundit