
Flash News
Tjetër rekord viktimash nga Covid-19 në vend, mbi një mijë të infektuar në 24 orë
Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet: Është antikushtetues
Bamir Topi bën lëvizjen surprizë, pritet t'i bashkohet koalicionit opozitar
Mediu arrin dakordësinë me Bashën: Kjo marrëveshje i shërben fitores
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ kualifikon kompaninë që u akuzua nga Donald Trump për manipulim votash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjedhjes teknike të paraqitur nga kompania që do të merret me identifikimin elektronik të zgjedhjeve të 25 prillit.
Kompania në fjalë është "Smartmatic International Hlding B.V”, e cila më parë është akuzuar nga presidenti Donald Trump për manipulim votash në SHBA. "Smartmatic", ishte e vetmja kompani në garë, dhe paraqiti ofertën që kap vlerën prej 2 mld lekë pa TVSH.
KQZ do të vijojë fazën e negocimit me kompaninë fituese dhe nëse do të do të rezultojnë të suksesshme bisedimet, do të nënshkruhet kontratat.
Njoftimi i KQZ-së:
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 14 janar 2021, përfundoi fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik “Smartmatic International Hlding B.V” pjesëmarrës në procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”. Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B. V. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese. Nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve", thuhet në njoftimin e KQZ.
Ditari politik









Të fundit






Koncesioni i Rinasit, Meta: Rast flagrant i kapjes së shtetit nga sekti në pushtet
24 Shkurt 2021, 17:53
Tjetër rekord viktimash nga Covid-19 në vend, mbi një mijë të infektuar në 24 orë
24 Shkurt 2021, 17:47

I vetmi person nga familja mbretërore që mbështeti largimin e Meghan dhe Harry-t
24 Shkurt 2021, 17:32

Mjekët letër Metës, Ramës dhe Bashës: Jemi të shqetësuar, zbatoni masat kundër Covid-19!
24 Shkurt 2021, 17:16

Një shqiptar zgjidhet nga NASA për të qenë banor i planetit Mars
24 Shkurt 2021, 16:32
Ndërron jetë mamaja e Flori Mumajesit
24 Shkurt 2021, 16:32

Sulmohet dhe ofendohet në rrjetet sociale, Granit Xhaka: Ç`faj kanë gruaja dhe vajza ime
24 Shkurt 2021, 15:54
‘Mbretëria ëndrrave’ të Ndue Ukajt pritet mirë nga kritika
24 Shkurt 2021, 15:51


“Udhëton natën”, Meta: Ditën buçasin sirenat, s’dua të shqetësoj qytetarët
24 Shkurt 2021, 14:50

Mandy Moore bëhet nënë për herë të parë
24 Shkurt 2021, 14:31
