Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ vendos të hapë 10% të kutive të votimit

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ vendos të hapë 10% të kutive të

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot që të hapë 10 % të kutive të votimit nga zgjedhjet e 25 prillit për t'i rinumëruar.

Ky shqyrtim bëhet gjithashtu për të verifikuar parregullsitë dhe është me kërkesë të organizatës Qëndresa Qytetare. Gjithësej do të verifikohen 519 kuti nga çdo ZAZ-je përveçse asaj me numër 40, ku u bë votim dhe numërim elektronik.

“Javën tjetër do të bëhet rinumërimi dhe verifikimi për 10% të kutive për çdo ZAZ, perjashtuar ZAZ nr.40 për të cilën do të bëhet rinumërim i plotë, pasi ka kërkesë nga Qendresa Qytetare”, tha kreu i KQZ Ilrjan Celibashi.

Nëse do të konstatohen probleme rastet do të dërgohen në prokurori për verifikime të mëtejshme.

Të fundit