Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 25 prillit, Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e dytë të listave zgjedhore: Mënyra si mund të verifikojnë emrin zgjedhësit

Zgjedhjet e 25 prillit, Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e dytë
Foto ilustruese; Zgjedhjet e 25 Prillit

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e dytë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021. 

Përmbajtja e tij sipas përcaktimeve ligjore, vjen gati një muaj pas publikimit të ekstraktit të parë në 5 tetor.

“Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e dytë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt, si edhe i pari, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Nëntor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të dyta të zgjedhësve.

Ministria e Brendshme thekson se procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:
????
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416

Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected]).”, shkruhet në njoftimin e Minsitrisë së Brendshme.

Të fundit