Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD letër KQZ: Miratoni fondin për instalimin dhe përdorimin e kamerave

Zgjedhjet e 25 prillit/  PD letër KQZ: Miratoni fondin për instalimin

Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazmend Bardhi i ka dërguar një shkresë KQZ, me anë të së cilës kërkon marrjen e masave për instalimin dhe përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Sipas ABCnews, Bardhi i është drejtuar Celibashit, si komisioneri shtetëror i KQZ, duke theksuar se ky institucion ka të drejtë të prokurojë instalimin apo edhe operimin e sistemit të videomonitorimit dhe gjithashtu i kërkon të miratojë fondet e nevojshme financiare për implementimin e këtij sistemi.

Ndërkohë, qeveria ka parashikuar 10 milionë dollarë në dispozicion të KQZ-së për të organizuar zgjedhjet e pranverës.

Zgjedhjet e 25 prillit/  PD letër KQZ: Miratoni fondin për instalimin

Të fundit