Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, nuk miratohet projektvendimi për afatet e vendosura

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, nuk miratohet projektvendimi për

Komisioni Rregullator në KQZ nuk e ka miratuar pr.vendimit për organizimin e zgjedhjeve në Himarë. 

Pavarësisht debateve në mbledhje, anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër miratimit në parim. Mbledhja u mbyll pasi pasi për miratimin e pr.vendimit duhej një shumicë votash 4 me 1.

Sakaq, anëtari Muharrem Çakaj u shpreh se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme. Sa i takon dekretit të Begajt për shpalljen e zgjedhjeve më datë 4 gusht, Çakaj thotë se akti është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kalonte afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.

Partia Socialiste zgjodhi Vangjel Tavon si kandidat për kryebashkiak të Himarës, ndërsa dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve u kontestua në gjykatë nga ish-kryetari i dënuar Fredi Beleri – një garë zgjedhore të cilën e ekspertët e shohin të lidhur me interesat e mëdha financiare dhe pronat në bregdet

Të fundit