All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit

All - Paragraf - 1

Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni

Vetëm një muaj larg zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars, për 6 bashkitë pa kryetar bashkie, komisioneri Shtetëror i Zgjedhje Ilirjan Celibashi i është drejtuar qytetarëve me një apel.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook të KQZ, njoftohet se “të gjithë qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve.”

Ndër të tjera, KQZ shton se procesi i votimit nuk mund të kryhet pa qenë i pajisur me mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve.

“Komisioneri Celibashi i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre. Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Të fundit