Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 6 marsit, Fuga: Shanset më të mëdha i ka PS, kandidatët e Bashës i shoh të ‘zbehtë’

Zgjedhjet e 6 marsit, Fuga: Shanset më të mëdha i ka PS,

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka analizuar fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.

I ftuar në emisionin Zona Zero, Fuga thotë se shanset më të mëdha për t'i fituar i kanë kandidatët socialistë dhe për këtë faji bie mbi demokratët.

“Shanset më të mëdha e kanë kandidatët e PS-së. Më vjen keq për votuesit, militantin e votuesin për bindje demokrate, nga mënyra se si funksionin pushteti lokal, kur PD-ja i lëshoi bashkitë nuk konkurroi,  ky militant ndodhet edhe nën presion edhe në lloj ndrojtje instinkte e i përjashtuar nga vëmendja e pushtetit lokal, fatkeqësisht kështu është ndërtuar edhe është shumë i politizuar.

Këtë elektorat e shoh të deprimuar. Të marrim atë pjesë të elektoratit që e ka një sy te ish PD-ja që simbolizohet nga Lulzim Basha. Ai (elektorati) e shikon që bashkia është dorëzuar dy vite më përpara, shikon një humbje tre herë radhazi në pushtetin qendror, PD në majë është e përçarë dhe qëndrimet e asaj nuk janë kohorente. E shoh që kjo pjesë e PD-së nuk ka asnjë propozim për pushtetin lokal, s'ka bërë dot asgjë për reformën territoriale.

Kandidatët e Bashës i shoh shumë të zbehtë, e nuk kanë faj, se i duhet një punë titanike për ndërtimin e një projekti ngjitës. Përfaqësuesit e Shtëpisë së Lirisë kanë problemin e shfokusimit të ngjyrës politike, logo. Shkalla e pjesëmarrjes në votime të do të jetë i ulët. Arsyeja logjike këtu të çon", tha Fuga.

Të fundit