Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ çertifikon rezultatin në 3 bashki, ç’po ndodh me të tjerat

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ çertifikon rezultatin në 3 bashki,

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve çertifikoi sot rezultatin e 6 marsit në tre bashki, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi i dha mandatin Rahim Spahiut, i cili fitoi bashkinë e Dibrës, Blerim Sherës që do të drejtojë Vorën dhe Edison Memollës që siguroi fitoren në Rrogozhinë.

Këto bashki u fituan nga Partia Socialiste. Ndërkohë vijojnë verifikimet në bashkitë, Durrës, Shkodër dhe Lushnjë.

“Për tre bashkitë e tjera po bëhet verifikimi nga administrata e KQZ-së nëse janë përfshirë apo të gjitha qendrat e votimit”, tha Celibashi.

PS arriti të merrte pesë bashki në zgjedhjet e 6 parsit, “Shtëpia e Lirisë” fitoi në bastionin e demokratëve, ndërsa PD e Lulzim Bashës doli forcë e tretë.

Të fundit