Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ: Janë zëvendësuar 15 pajisje, në dy qendra u kalua në proces manual

Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ: Janë zëvendësuar 15 pajisje, në

Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, ka dhënë përditësimet e fundit të procesit zgjedhor në 6 bashki të vendit.

Pelinku tha se ka pasur problematika në qarkun e Shkodrës, ku në tre qendra votimi që aktualisht është ndërprerë procesi, ka qenë e pamundur pajisja e identifikimit. Pelinku pohoi se deri tani janë zëvendësuar 15 pajisje.

“Pothuajse dy orë na ndajnë nga përfundimi i procesit në të 6 bashkitë. Kemi pasur vështirësi me kushtet klimatike në qarkun e Shkodrës. Në 3 qendra votimi në Shkodër, ka qenë e pamundur pajisja e identifikimit, duke qenë se operatori nuk është paraqitur në qendrën e votimit për shkak të transportit. Kemi një qendër në Durrës dhe në Dibër. Në dy qëndra, ku është nisur normalisht, kemi kaluar në manual për shkak se nuk u arrit të bëhet zëvendësimi. Ka qenë e pamundur zevëndësimi i operatorit pasi na u bë i ditur mëngjesin e ditës së sotme. 15 pajisje janë zevëndësuar. Janë marrë të gjitha masat që çdo gjë të shkojë në mënyrë të rregullt përsa I përket video-kamerave”, tha Pelinku.

Në tre QV të Shkodrës, dy në Shosh dhe një në Pult, u pezullua votimi për shkak se komisionerët përkatës nuk u paraqitën pranë tyre. Shkak u bë moti i keq me reshje bore.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se do të vlerësohet në bazë të Kodit Zgjedhor nëse do të pezullohet procesi për të gjithë bashkinë ose jo.

Të fundit