Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ miraton sot kërkesën për regjistrim të 11 partive, nesër vendos për koalicionet

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ miraton sot kërkesën për regjistrim

Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot kërkesën e partive që dëshirojnë të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Janë 11 forca politike që kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës në KQZ.

Përveç PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” janë edhe disa parti të vogla që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.

Ndërkohë që nesër është afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin e koalicioneve. Pjesë e kësaj liste nuk janë partitë e aletaëve si Agron Duka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule.

Partitë që kërkojnë të regjistrohen janë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Lëvizja e Re (LRE)

Fryma e Re Demokratike (FRD)

Partia Kristian Demokrate (PKDSH)

Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)

Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)

Partia Bashkimi Demokrat (PBD)

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)

Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)

Të fundit