Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 6 marsit, Ministria e Brendshme publikon listën e zgjedhësve

Zgjedhjet e 6 marsit, Ministria e Brendshme publikon listën e

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve që kanë mundësi për të votuar në zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit.

Të drejtën për të votuar e kanë 654,538 qytetarë. Kujtojmë që bashkitë pa kryetar janë Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Lushnja dhe Dibra.

Ministria e Brendshme bën me dije se 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë dhe se 135 persona nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Ndërkohëështë numri i qendrave të votimit është 941. Ministria e Brendshme iu kërkon qytetarëve të verifikojnë emrat në listë si dhe të rinovojnë kartat ID nëse kanë skaduar.

 

Të fundit