Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 6 marsit, ministria ka një njoftim për qytetarët që kanë aplikuar për kartat e reja ID

Zgjedhjet e 6 marsit, ministria ka një njoftim për qytetarët

Ministria e Brendshme ka njoftuar se qytetarët që kanë aplikuar për kartën e re biometrike do ta marrin ditën e shtunë.

Procesi i daljes së kartave ID është përshpejtuar për shkak të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen ditën e dielë në gjashtë bashki të vendit.

Për të bërë të mundur që qytetarët të votojnë, “Ministria e Brendshme në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike “Aleat” kanë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar”.

Procesi i përshpejtuar i daljes së kartave të reja do të bëhet vetëm në bashkitë, ku do të zhvillohen zgjedhjet si: Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë.

Të fundit