Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Rama dhe Bardhi e nisin betejën me meme online

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Rama dhe Bardhi e nisin betejën me meme online

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit duket se ka nisur zyrtarisht, por jo me mitingje, por me meme në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi me një postim të kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi një foto të një dyqani të nxjerrë në shitje, ku në xham kishin mbetur ende postera të vjetër të Partisë Demokratike, nga fushata e zgjedhjeve të 11 majit.

Postimi u interpretua si nje thumb ndaj PD-së, duke ironizuar rënien e strukturave lokale të opozitës.

Pak më vonë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi reagoi po në rrjetet sociale, duke i kthyer përgjigje: Përgjigje për Kryeministrin karagjoz të Shqipërisë.

 

Të fundit