Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, hapen qendra votimi edhe në Shqipëri

Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, hapen qendra votimi edhe në

Bullgarët votuan sot në zgjedhjet e shtata parlamentare të mbajtura në katër vjetët e fundit, teksa shpresat janë të pakta për dhënien fund të ngërçit politik në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Nderkohë, në vendin tonë janë hapur disa pika votimi, konkretisht në qytetet Kukës, Tiranë, Korçë dhe Elbasan. Në këto zgjedhje po marrin pjesë qytetarët bullgarë, të cilët Shqipëria i njëh si pjesë e minoritetit në bazë të ligjit që është miratuar në vitin 2017.

Sipas të dhënave të Censit 2023, në vendin tonë jetojnë 7057 persona të cilët janë të pajisur me pasaporta dhe letërnjoftime bullgare. Deri më tani, procesi i votimit po kryhet normalisht dhe pa probleme.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 20:00. Qytetarët bullgarë po votojnë për herë të 7-të brenda 4 viteve në zgjedhjet e parakohshme.

Të fundit