Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Meta ftesë për konsultim partive politike, pritet të caktohet data

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Meta ftesë për konsultim partive

Disa ditë pasi nisi procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale, presidenti Ilir Meta iu ka bërë ftesë partive politike për konsultim.

Kjo ftesë bëhet për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve për bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Bashkitë pa drejtues janë Shkodra, Vora, Dibra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi.

Në një konferencë për mediat, Kreu i Shtetit shprehu zhgënjimin mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila legjitimoi "30 qershorin", ndërsa bëri me dije se u kishte kërkuar informacion institucioneve.

"Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje dhe një çështje që Gjykatën Kushtetuese u shmang. Prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar.Përmes një letre drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve kam kërkuar informacion kush janë saktësisht ato bashki në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019- janar 2022 ku kryetarëve u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme është shkaku ligjor dhe ku është  e domosdoshme organizmi i zgjedhjeve të pjesshme”, tha Meta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ktheu përgjigje presidentit, duke thënë se bashkitë pa kryetar janë Vora, Shkodra dhe Dibra. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk është vënë në dijeni për raste të tjera të vakancave nga Këshilli i Ministrave.

 

Të fundit