Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, sa ishte pjesëmarrja deri në orën 14:00

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, sa ishte pjesëmarrja deri në

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore ka rezultuar e ulët deri tani.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 14:00 kane votuar 13.82% e zgjedhësve, ose 29,948 qytetarë.

Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë është Mati, ku kanë votuar 31.50% e zgjedhësve. Në krahun tjetër, Vlora shënon përqindjen më të ulët, me vetëm 9.38% pjesëmarrje.

Pas Matit renditet Tepelena me 27.7% pjesëmarrje, ndërsa në Cërrik kanë votuar 20.35% e zgjedhësve dhe në Berat 14.3%.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se pjesa më e madhe e votuesve i përket grupmoshës mbi 65 vjeç, ndërsa vihet re një angazhim dukshëm më i ulët nga të rinjtë.

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, sa ishte pjesëmarrja deri në

 

 

Të fundit