Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, identifikimi i votuesve do të kryhet në mënyrë elektronike

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, identifikimi i votuesve do të

Në zgjedhjet e pjesshmë në Himarë do të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Komisioni Rregullator vendosi sot me pesë vota pro që në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI), në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.

11 parti janë regjistruar për këto zgjedhje, ku Partia Socialiste garon me kandidaturën e Vangjel Tavos, ndërsa opozita me atë të Petro Gjikurisë.

Të fundit