Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Eksperti rendit zonat e ‘nxehta’ që duhen mbajtur në vëzhgim

Zgjedhjet/ Eksperti rendit zonat e ‘nxehta’ që duhen mbajtur

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se ka zona të ‘nxehta’ që duhen mbajtur në vëzhgim gjatë procesit të zgjedhjeve të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai përmendi ndër më kryesoret qytetin e Elbasanit, në të cilin janë shënuar dhe viktima, por që sot nuk përbën rrezik.

 Referuar qarqeve që janë shumë afër me vota dhe mund të shënohen incidente janë, Shkodra, Lezha, Durrësi, pak është dhe Dibra, më pas eksperti vijoi me Kamzën dhe Vorën dhe deri diku edhe Durrësi.

“Elbasani, nga të gjitha analizat që ne kemi edhe në shkëmbim me burime policore nuk konsiderohet më zonë e nxehtë, problematike, por zonat e nxehta janë sigurisht nëpërmjet shumë indikatorëve të tjerë, kanë të bëjnë me kandidatët, lidhjet e tyre, grupet që i mbështesin, bacground-i kriminal, biznesmenët që janë të lidhur më pas me shërbimet që ofrohen nga bashkia dhe kanë gjithë kohën vetëm ata tendera dhe në kuadër të këtyre shikojmë dhe sondazhet e ngushta që ata kanë,” – u shpreh Karamuço.

 

Të fundit