
Flash News
Aksioni në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në tokën time me shpenzimet e jetës, shteti të mos i prishë
Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
U denoncua i zhdukur nga i ati, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
"Zgjedhjet i dhanë të drejtë sistemit bipolar", Patozi: S'duhen shpenzuar ende energji për t’i ndryshuar nga brenda formacionet politike
"Këto zgjedhje i dhanë të drejtë sistemit politik bipolar" Kështu shprehet ish-koordinatori i Përgjithshëm i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa komenton situatën politike paszgjedhore në vend, teksa shton se vazhdon ende të besojë se vendi do i jetë më i pakorruptuar dhe më demokratik, vetëm në rast se do të ndryshojë mendësia e drejtimit të tij.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se të dyja palët po e përcjellin me arrogancë rezultatin e 25 prillit, njëra palë po i gëzohet fitores së tretë, kurse tjetra po fërkon duart ngaqë ka arritur të sigurojë monopolin e opozitës për katër vjet.
Sipas Patozit, nuk duhen shpenzuar ende energji për t’i ndryshuar nga brenda formacionet politike, të cilat nuk bëjnë zgjedhje. Për të, të dy udhëheqësit e mëdhenj janë fokusuar sot tek kongreset e partive të tyre, sepse duan të fshijnë sa më shpejt edhe gjurmët e fundit të ndonjë mendimi kritik apo mosaprovues, që mund të ketë mbetur aty.
Ai shton më tej se një Shqipëri bipolare është më e zymtë edhe më e frikshme se çdo formë tjetër e përfaqësimit politik dhe shton se koha ka treguar se opozita e mund qeverinë, vetëm në rastet kur tregon se është e ndryshme prej saj, dhe jo kur thjesht e rivalizon për t’i marrë pushtetin.
Postimi i plotë:
ËSHTË BARRË E ATYRE QË NUK NËNSHTROHEN
Është fakt i pamohueshëm se këto zgjedhje i dhanë të drejtë sistemit politik bipolar. Pas 25 prillit ata që i mëshojnë idesë se Shqipërisë i mjaftojnë dy parti, njëra në pushtet dhe tjetra në opozitë, kanë më shumë argumente për t’u ndjerë të realizuar dhe të lumtur.
Por unë vazhdoj të besoj se ky vend do të jetë më i lirë, më i drejtë, më i pakorruptuar dhe më demokratik, vetëm në rast se do të ndryshojë mendësia e drejtimit të tij.
Mjafton të shikosh se me çfarë arrogance po e përcjellin rezultatin e 25 prillit të dyja palët, si fituesit ashtu edhe humbësit, për t’u bindur se shërimi nuk mund të vijë prej garnizoneve politike, por nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Njëra palë po i gëzohet fitores së tretë, që nuk e di për çfarë arsyeje jopolitike konsiderohej e pamundur, kurse tjetra po fërkon duart ngaqë ka arritur të sigurojë monopolin e opozitës për katër vjet. Por është iluzion të mendosh se ato janë ushtri të pathyeshme, sepse politika është dinamike dhe si e tillë e paparashikueshme në terma afatgjatë.
Sipas meje një Shqipëri bipolare është më e zymtë edhe më e frikshme se çdo formë tjetër e përfaqësimit politik, por sovrani tashmë e ka thënë fjalën e vet dhe ajo duhet lexuar me një sens të fortë realizimi.
Mund të duket si ide romantike, por sot më shumë se asnjëherë tjetër ka vlerë një projekt politik, i cili sjell një model të ndryshëm nga ai, që përfaqësojnë sot dy partitë kryesore në vend.
Qofsha i gabuar, por unë nuk besoj se duhen shpenzuar ende energji për t’i ndryshuar nga brenda formacionet politike, të cilat nuk bëjnë zgjedhje. Do të mjaftonte ky fakt për t’ia kursyer vetes dhe publikut, si kohën, ashtu edhe përpjekjet.
Nuk është rastësi që të dy udhëheqësit e mëdhenj janë fokusuar sot tek kongreset e partive të tyre. Sepse duan të fshijnë sa më shpejt edhe gjurmët e fundit të ndonjë mendimi kritik apo mosaprovues, që mund të ketë mbetur aty. Edi Rama mirë që nuk tha se e ka private partinë, sepse vetëm u komunikoi të gjithë socialistëve të tjerë datën e kongresit të jashtëzakonshëm, të cilin e kishte caktuar ai vetë. Ndërsa Luli është më i parashikueshëm. Ka gjithmonë të njëjtin hall, çdo katër vjet, më 22 korrik. Por tek e fundit, secili bën atë punë që i caktuar vetes dhe askush, që ka vendosur të merret me politikë, nuk duhet të kushtëzohet apo të dekurajohet nga qëndrimet e tyre.
Problemi është se Shqipëria nuk mund ta presë ndryshimin asnjëherë nga qeveria, sepse asaj as takon, as e ka për detyrë, dhe as që i shkon ndërmend ta sjellë, sidomos në kushtet, kur nuk i ka dalë keq, të paktën në tre zgjedhjet e fundit.
E gjithë barra është e opozitës, e cila në rastin më të keq duhet të rishpikë vetveten, që minimumi të shpresojë një përmbysje të raporteve të forcave politike në vend në zgjedhjet e radhës.
Koha ka treguar se opozita e mund qeverinë, vetëm në rastet kur tregon se është e ndryshme prej saj, dhe jo kur thjesht e rivalizon për t’i marrë pushtetin. Kjo është ligjësi e përbotshme, e cila është provuar me një saktësi perfekte edhe në Shqipëri, sa herë ka pasur zgjedhje.
Të fundit


U gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit, 23-vjeçari ka dëmtime në pjesën e fytit
9 Korrik 2025, 10:41


Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik!
9 Korrik 2025, 10:10

Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
9 Korrik 2025, 09:53
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
9 Korrik 2025, 09:42
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
9 Korrik 2025, 09:34
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik 2025, 09:18
DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik 2025, 09:01
“Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik 2025, 08:56


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02